Pritje madhështore për kampionin Shefat Isufin (Foto)

0

Në mënyrë madhështore sot në orët e mëngjesit është pritur kampioni i botës në versionin WBC Shefat Isufi në vendlindjen e tij në komunën e Bujanocit. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me familjarët e Isufit dhe qytetarë të shumtë në mënyrën më të mirë të mundshme ia bënë suprizën më të këndshme kampionit të botës nga Tërrnoci.

Shefati 1

Ata së bashku në kabinetin e kryetarit Arifi, biseduan për sfidat e kampionit dhe udhëtimin e tij deri në marrjen e titullit kampion bote në vresionin WBC. Kryetari Arifi, i ka dhënë mbështetje të plotë për të vazhduar edhe më tutje për të arritur në majet e këtij sporti. Arifi, familjarëve dhe të tjerëve i tha se, një sportist sikur Shefati duhet të përkrahet në maksimum sepse gjithkush nuk e ka këtë fat që në komunën ku jeton ta ketë një kampion bote. pritja 5“Ne duhet të jemi krenarë për një djalë të tillë siç është Shefati, sepse atë e njoh që nga fëmijërija e tijë, është djal i qetë dhe i sjellshëm me qytetarët, por shum i fortë në ring dhe për kwtw jo vetëm familja e tij por të gjith jemi krenarë” pritja 3Nga ana tjetër, kampioni Tërrnocas, tha se, ndjehet shumë i lumtur me këtë pritje madhëshore e cila është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, dhe falënderoi të gjithë për këtë suprizë dhe u zotua se në të ardhmën do të bëjë maksimumin për të shjellë tituj të tillë. pritja 1Kësaj pritje iu kanë bashkangjitur edhe dy biznesmenët nga Turqia të cilët për dy ditë radhazi janë duke qëndruar në komunën e Bujanocit, ku janë duke analizuar mudnësit për investime të reja./BujanociNet/

kam 4 kam 1 kam 3

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com