Prindërit kacavirren në mur për t’iu ndihmuar fëmijëve në provim (Video)

0

Kopjimi nëpër provime është një problem i vjetër në Indi.

gazeta

Kopjimi mes nxënësve gjithmonë ka qenë i pranishëm nëpër shkollat indiane, por këto ditë nxënësve në kopjime u kanë dalë në ndihmë edhe prindërit të cilët janë ngjitur nëpër muret e shkollës për t’i ndihmuar ata.

Në internet janë publikuar video dhe fotografi në të cilat shihen prindërit, shokët e të afërmit e nxënësve të klasës së dhjetë që po ndihmoheshin nga ata nëpërmjet dritareve të shkollës.

Rasti ka ndodhur në shtetin Bihar në lindje të Indisë kur prindërit ngjiteshin në stilin e “Spidermanit” deri në tre apo katër kate të shkollës për t’ua dhënë fletët fëmijëve të tyre të cilët po e bënin testin.

Kopjimi është një gjë e zakonshme nëpër vendet rurale të Indisë, por pamja e prindërve që rrezikonin jetën e tyre për kopjim ka shokuar gjithë Indinë. Zyrtarët e policisë kanë qëndruar afër, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com