Prindërit e fëmijëve të zhdukur kërkojnë miratimin e një ligji të veçantë në Sërbi

0

Përfaqësuesit e prindërve dhe foshnjeve të humbura i kanë bërë thirrje autoriteteve shtetërore për të miratuar urgjentisht një ligj të veçantë në lidhje me fëmijet e humbur që ti japin fund kësaj çështeje dhe të i mundësoj prindërve të tyre të mësojnë të vërteten.

femijet e humbur

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg në shtator të vitit të kaluar ka kërkuar nga Sërbia që brenda një viti të krijoj një mekanizëm për të zbardhur rastet e foshnjave të humbur në maternitete, mirëpo deri sot qeveria e Sërbisë nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë çështje. Goran Filipoviq anëtar i grupit të fëmijëve të zhdukur ka deklaruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pasur kohë një vit, të bëj regjistrimin se sa prindër në Sërbi janë duke kërkuar fëmijet e tyre të humbur dhe në këtë mënyrë të krijoj mekanizma që do të shërbejnë për të sjellë drejtësi për të gjithë prindërit. Afati i fundit është me 9 shtator të këtij viti, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim dhe tashmë Sërbia ka hyrë në pozitë që Europa duhet të reagoj ndaj Sërbisë me anë të Këshillit të Ministrave. Prindërit të cilët kërkojnë të vërtetën në lidhje me foshnjet e zhdukur në 20 deri në 30 vite, të iniciuar nga një grup i veçantë i ekspertëve të kryesuar nga prof. Vesna Rakiç Vodineliç do të bëjë hartimin e një ligji të veçantë për fëmijën e humbur. Ky ligjë ka përfunduar para 6 mujave dhe është dërguar në adresa të shumta si Kryeministri, Kuvendin i Sërbisë, dhe në të gjitha ministritë përkatëse mirëpo ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje apo reagim nga organet e lartëpërmendura. Ky Lligji parashikon ngritjen e një organi të pavarur që të merren me fatin e të miturve të zhdukur dhe të vendosë për kompensimin e të drejtës ndaj prindërve. Ministria e Shëndetësisë ka formuar në shkurt të këtij viti, një grup të posaçëm pune që është duke punuar në gjetjen e një zgjidhje për rastin në fjalë. Sekretari Shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Borisllav Vekić ka thënë se ky grup ka përfunduar punën dhe se pas konsultimeve përfundimtare me përfaqësuesit e tre ministrive është dhënë propozimi që ky ligjë të dërgohet në qeverinë e Sërbisë. Pasi që deri më tani nuk është bërë asgje për fatin e fëmijeve të humbur me siguri vendi jonë do të ketë pasoja dhe shpresojmë që këshilli Evropian të ndikoj në Sërbi për të gjetur një mekanizëm që do të vë në pah të vërteten, thonë nga grupi i prindërve të fëmijeve të humbur të Sërbisë./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com