Prijësit fetar apelojnë për tolerancë dhe bashkim fetar e politik

0
Bashkësia Islame për Preshevë, Buajnoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe lideri i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, fton krerët fetarë, politikë dhe institucionalë, të bashkohen në prag të festës së Bajramit të Vogël, siç quhet ndryshe Kurban Bajrami, i cili vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam.
liderett
Në kohën kur Haxhi dhe Kurbani, reflektojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë, shqiptarët e besimit islam e sidomos krerët fetarë në Kosovë dhe në krahun e saj lindor: Lugina e Preshevës, po ballafaqohen me një valë presionesh të natyrave të ndryshme politike.

BIPBM-ja, vlerëson se Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, si dhe me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore. Sot, kur besimtarët nga të gjitha viset e botës me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe i luten Atij për të vazhduar rrugën e shenjtë të Haxhit, kryerjen e Kushtit të Pestë Islam e në ditët në vijim përgatiten për prerjen e Kurbanit, në Kosovë e Luginë, po ndodhin dukuri, të cilat po na i zbehin festat tona tradicionale.

Prandaj, BIPBM, thërret të gjithë njerëzit e vullnetit të mire, që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Gjithashtu, ky institucion i lartë fetar, porosit besimtarët, që mes tyre mos të ketë inate dhe divergjenca, të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit, e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, njofton Qendra për Informim i BIPBM-së, në Bujanoc./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com