Priftin serb e ngarkojn në rimorkio me të ndjerin, pasi ishte bërë tap nga rakia
14:30 | 14 Mars 2018

Pas skandalit të javës së kaluar ku një prift ortodoks serb u kap duke bartuar drogë në Kosovë, sot u zbulua skandali i radhës me priftin tjetër të Kishës serbe. Fotografia e një prifti që fle në një rimorkio traktori pranë një arkivoli me një të vdekur në rrugën e tij drejt varrezave të fshatit Drugovac pranë Smederevës, ka shkaktuar një zemërim të përgjithshëm në rrjetet sociale. Çdo gjë po nxehej kur u konstatua se fotografia ishte autentike, e cila u bë më 11 mars në funeralin e një burri, banor lokal. Prifti ishte aq “tap” sa që pjesmarrësit në varrim vajtuesit nuk kishin zgjidhje tjetër vetëm se ta vendosnin atë pranë të ndjerit. – Prifti ishte aq i dehur sa qe dukej krejtësisht i shkatërruar dhe ra në tokë gjatë rrugës për në varreza, kështu që ata u detyruan ta vënë atë në një rimorkio. Gjatë rrugës, prifti kishte humbur llambën, por megjithatë ai u përpoq për të mbajtur ceremonin, duke u mbajtur për monumentin e të vdekurit. Ai u soll në shtëpi me një makin pasi që nuk ishte i aftë të qëndroj në këmbë, tha për “Novost” Darko P. i cili e publikoi këtë foto në rrjetin social “Facebook”.
Françeska Jaçe