Prifti serb rrah muzikantët e dasmës (Video)

0

Një çift nga Serbia do ta mbajë përjetë mend ditën e kurorëzimit të tyre, për shkak të shumë gjërave të mira që u ndodhën. Por, edhe për një incident.

prifti-serb-rrah-muzikant-euml-t-e-dasm-euml-s-video_hd

Ata nuk do ta harrojnë kurrë çfarë ndodhi me muzikantët që po ua ndreqnin atmosferën, me rastin e kryerjes së ceremonive në një kishë.

Prifti në këtë tempull, duket se nuk e kishte ditën më të mirë.

Ai doli nga shtëpia e shenjtë dhe rrahu muzikantët, që po u binin instrumenteve të tyre, para kishës, njoftojnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.

Bile, njërin nga ta edhe e shqelmoi.

Po ashtu, popi, që nuk dihet pse ishte aq i nervozuar, goditi edhe instrumentet e tyre muzikore.

Mediet që e transmetuan videon e kësaj ngjarje jo të hijshme për një dasmë, nuk kanë mundur ta konfirmojnë se ku dhe kur ndodhi ajo. Por, dihet se videoja u hedh në youtube së fundmi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com