Presidentja e re kroate nuk e do bustin e Titos në oborrin presidencial

0
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq planifikon të ulë dukshëm numrin e të punësuarve në kabinetin e tij, në krahasim me paraardhësin e saj, Ivo Josipoviq.

Megjithatë, rëndësi e veçantë i është dhënë paralajmërimit se do të largojë bustin e Titos nga oborri i presidencës dhe ta dërgojë në muze.

Zëdhënësi i presidentes, Luka Gjuriq u ka thënë sot gazetarëve në Zagreb se ekipi i saj do të ketë numër dukshëm më të vogël në krahasim me paraardhësin. Ai ka shtuar se deri me tash Kitaroviq i ka emëruar 13 bashkëpunëtorë, por duhet të jenë rreth 20. Në kabinetin e Josipoviqit ishin 40 këshilltarë e personel tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas informacioneve jozyrtare, presidentja e re planifikon që ta largojë bustin e Titos i cili me vite të tëra nxit polemika në opinion. Presidentët e deritashëm kroat, në mesin e të cilëve edhe Franjo Tugjman, themelues i partisë HDZ nga e cila vije edhe presidentja e re, nuk kanë dashur ta heqin Titon nga oborri i presidencës në Pantovaçk. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com