Presidenti takon kryeministrin Tsipras, kërkon mbështetje për vizat
15:29 | 17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të Samitit të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek, Tsipras në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë.

Në kuadër të Samitit, Thaçi ka takuar edhe lider tjerë të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Aurela Hoxha
S