Presidenti Nishani pret një përfaqësi politikanësh dhe udhëheqësish nga Lugina e Preshevës

0

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani priti dhe zhvilloi një takim të ngrohtë dhe vëllazëror me një përfaqësi udhëheqësish, politikanësh dhe personalitetesh nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, të cilët po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Presidenti Nishani pasi u uroi mirëseardhjen në Institucion, shprehu mirënjohjen personale dhe respektin për mikpritjen që iu rezervua nga gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë vizitës së Tij të para disa muajve. “Ju keni bërë sakrifica të mëdha dhe një punë të jashtëzakonshme e të lavdërueshme për të ruajtur dhe të mbajtur të pandryshuar identitetin tuaj kombëtar dhe kulturor. Dhe për këtë meritoni përgëzime dhe vlerësime të sinqerta.” – theksoi Presidenti.

Duke e falënderuar Kreun e Shtetit shqiptar për gjithçka ka bërë për ta, por sidomos për kujdesin dhe vëmendjen e lartë shtetërore dhe personale ndaj gjithë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Luginës së Preshevës, përfaqësuesit, politikanët, udhëheqësit dhe personalitetet shqiptare në takim i dhuruan Presidentit Nishani librin “Lugina e Preshëvës, pjesë e unit kombëtar”, kushtuar tërësisht vizitës së kryer rishtazi nga Presidenti i Republikës në mars të këtij viti.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com