Presidenti i La Ligas: “Barcelona nuk mund të luajë në Spanjë”
14:48 | 11 Shtator 2017

Barcelona nuk do të luajë në La Liga nëse Katalunia fiton pavarësinë.

Numri një i La Ligas, Javier Tebas, ka konfirmuar se nëse Katalunia fiton pavarësinë, Barcelona nuk mund të luajë më në Spanjë. “Do të jetë një goditje e madhe për La Ligan nëse Katalunia fiton pavarësinë”, u shpreh fillimisht Tebas. “Gjithçka tani është e çartë, nëse Katalunia fiton pavarësinë, Barcelona nuk mund të luajë në Spanjë pasi në La Lig mund të luajnë vetëm ekipet spanjolle”, deklaroi Tebas.
Françeska Jaçe