Preshevë: Në kufi kapen 20 kilogramë drogë
11:29 | 17 Shtator 2018

Siç njoftoi Drejtoria Doganore, janë kapur mbi 19 kilogramë dhe mbi një  kilogram.

Rasti i parë ndodhi gjatë pasdites së të dielës kur doganierët kontrolluan një veturë të tipit “Mercedes”  me targa shqiptare  në kalimin kufitar nga Maqedonia.

Gjatë kontrollit, janë gjetur 26 pako (15.64 kg) marihuanë dhe  dy pako (1.068 gramë ) heroinë.

Në rastin tjetër, tre pako marihuanë, që peshonin 3,948 gram drogë u gjetën te një 34 vjeçar, shtetas  i Bosnjës dhe Hercegovinës, me targa  të regjistrimit slloven.

Nevina Shtylla