Preshevari që denjësisht përfaqëson Kosovën në Beograd

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi Valdet Sadiku edhe pse në moshë të re, tani më para vetes ka një karrierë të bujshme diplomatike. Ai ishte ambasador në Republikën e Kroacisë në mandatin e plotë katër vjeçarë, e më pas ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e emëroi pë Ambasador në Republikën e Serbisë. Së shpejti bëhen katër vite që z.Sadiku përfaqëson shtetin e Kosovës në Serbi.
Eshtë interesante se ndoshta jo shumë qytetar të Luginës e dinë që Valdet Sadiku është nga Presheva dhe rrjedh nga familja “Baballëk”, një familje e rrespektuar në qytetin e Preshevës. Përndryshe, Valdet Sadiku është djali i axhës së ish kryetarit të Komunës së Preshevës Nadër Sadiku./www.rtvpresheva.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com