Preshevari Besim Halimi, në jurinë e Oscar Austrian Hairdresser të vitit 2017-të

0

Pasi që, ishte gjashtë herë fitues i Oscar për flokë, parukieri Preshevari i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është përzgjedhur nga drejtuesit e këtij festivali që të jetë në jurinë profesioniste për përzgjedhjen e fituesve të Oscar për flokë të vitit 2017-të. Është ky Besim Halimi, i cili edhe këtë sukses vendosi ta tregoj për media. Ai tregoj në detaje se kur do të mbahet kjo ceremoni glamuroze, ku nuk harroj të përmend se sa me rëndësi është për të që të përfaqësoj edhe gjithë bashkëkombësit e tij me këtë pjesëmarrje.

“Kam marrë ftesë nga firma Schëarzkopf Professional, që me 23 janar të jem në Vjenë të Austrisë pjesë e jurisë për të përzgjedhur Osar Austrian Hairdresser të vitit 2017-të. Jam pjesë e jurisë profesionale të të gjitha kategorive dhe kjo gjë më bënë të ndihem shumë krenar dhe i lumtur që si Preshevarë do të vlerësoj punën e floktarëve austriak”, tha për Media, floktari Besim Halimi, i cili tregoj tutje se pas ndarjes së këtyre çmimeve me 23 janar, me datën 23 prill do të mbahet ceremonia glamuroze ku fituesit do ti marrin trofetë e Oscar Austrian Hairdresser për vitin 2017-të, në Vjenë.

Rikujtojmë se Besim Halimi, ka sallonin e tij në Zvicër dhe është një ndër parukierët më të suksesshëm shqiptarë në diasporë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com