Preshevarët thyejn rekord: Për 18 orë grumbullojnë mbi 25 mijë euro, i blejnë banesë familjes skamnore
14:29 | 08 Mars 2018
Se bamirësia ende gjindet në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës këtë e dëshmon edhe iniciativa për blerjen e një banese për familjen e Bejzadit nga Shoshaja e Epërme e komunës së Preshevës. Forumi Rinor i Fshatit Rahovicë i komunës së Preshevës mori një iniciativë për grumbullimin e mjeteve financiare për blerejen e një banese për familjen e Bejzadit nga Shoshaja e Epërme e cila jeton në kushte ekstreme të rënda ekonomike. Kjo familje përveç shëtpisë së stërvjetëruar e cila vetën sa nuk ishte shembur, jeton edhe në halle të sëmundjes së dy fëmijëve me nevoja të veçanta. Por kjo inicitivë u përmbyll për vetëm 18 orë dhe mjetet për blerjen e banesës u tubuan. Për grumbullimin e mjeteve financiare brenda 18 orëve e ka konfirmuar Leotrim Asallni kryetar i Forumit Rinor të Rahovicës. Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë: Komunikate per opinion e gjere! Te nderuar vellezer e motra;Forumi Rinor Rahovica me sukses mbylli iniciativen per blerjen e baneses ne Presheve, per familjen e te ndjerit ages Bejzad nga Shoshaja e Eperme! U deshten vetem 18 ore per tu siguruar te hollat. Shume perfundimtare e siguruar eshte; 13.900 franga 13.790 €uro Allahu ju shperblefte te gjitheve (donatoret si dhe anetaret e FRR-se) per kontributin tuaj! Per procedurat ne vazhdim me kohe do t’ju njoftojme! Sinqerisht; Leutrim Asllani Kryetar i FRR-se

Alesia Bami