Presheva me grafite “Ragmi Ik”

0

Disa qytetarë të panjohur kanë shprehur të premtën në mëngjes revoltën e tyre, me veprimin e kryetarit të Komunës, Ragmi Mustafa, i cili i ndau mirënjohje kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Preshevë.

Grafite-05

Me këtë rast, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Mustafa. Në afishet e ngjitur në vende të ndryshme të qytetit të Preshevës me foton e heqjes së lapidarit nga forcat serbe dhe të « dekorimit » të Vuçiqit nga Mustafa, shquhej mbishkrimi: “Mirënjohje Vuçiqi, dorëheqje popullit”; ndërsa janë shkruar gjithandej edhe grafite “Ragmi, ik!”. “Është hera e parë që Presheva pret nga Beogradi një kryeministër dhe për këtë komuna e Preshevës i ka dhuruar një mirënjohje në serbisht sepse Aleksandar Vuçiq është serb, dhe si çdokush që do të ishte i interesuar të dinte se çfarë përmbajtje ka ajo, e kemi bë në serbisht. Grafite-02Jo që nuk kemi mundur në shqip ose na ka pengu diçka, por është edhe një respekt më tepër”, është arsyetuar Mustafa i cili njihej deri atëherë me retorikën e tij të zjarrtë nacionaliste. Veprimi i kryetarit Mustafa është kritikuar shumë në opinionin publik dhe mediatik lokal e kombëtar, të cilët e kanë cilësuar veprimin e Mustafës si “servilitet dhe rehabilitim të figurës së Vuçiqit dhe të diskriminimit shtetëror serb në Luginën e Preshevës”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com