Presheva Film Fest

0

Qyteti i Preshevës si dhe e tërë Lugina që nga ky vit do të pasurohet edhe me një festival të filmit me objektivë për të pasuruar jetën kulturore dhe artistike të ktij vendi. Pra gjatë javës së fundit të muajit korrik do të organizohet edicioni i parë i Pesheva Film Fest – PFF duke qenë festivali i parë i ktij lloji në vend.

PreshevaFilmFest
Presheva Film Fest do të hapet në Preshevë, ditën e shtunë me datë 25 korrik 2015 në ambient të hapur në orët e mbrëmjes. Edicioni i parë do të zgjasë 7 ditë duke përfunduar kështu më 31 korrik 2015, ditë e premte. Për shkak se ky është edicioni i parë ksaj rradhe nuk do të ketë karakter garues por do të organizohet për ti ofruar një pushim ndryshe dhe më interesant bashkëatdhetarëve që do të gjenden në vendlindje. Gjatë 7 ditëve sa gjatë festivali do të paraqitet një revy e filmave të shkurtër shqiptarë. Festivali PFF ka për qëllim që paralel me rritjen e tij nëpër vite të zgjëroj programin duke e pasuruar atë me përmbajtje rajonale, ballkanike e deri në atë ndërkombëtare, e që nga edicioni i dytë mendohet të marrë karakter garues. Përveç pjesës artistiko-kulturore Presheva Film Fest ka për objektivë futjen e Preshevës në agjendat e ndryshme kulturore në rajon dhe më gjërë, kështu duke promovuar vendin tonë përmes krijimit të lidhjeve dhe kontakteve me rajonin, krijimin e një bashkëpunimi kulturorë dhe promovimin e artistave të rinj lokal, si dhe një zhvillim socio-ekonomik përmes një programi që do të sjellte një numër të madh vizitorësh gjatë mbajtjes së festivalit.
Momentalisht stafi i PFF po punon në finalizimin e programit për edicionin e parë, planin organizativ e që do të pasonte me hapjen e konkursit për vullnetarë pasi që organizmi i festivalit nuk do të mundë të bëhej pa të rinjtë kreativ të Preshevës. Me këtë rast ju ftojmë të na përcillni përmes faqes zyrtare në facebook Presheva Film Fest (http://fb.com/PreshevaFilmFest) dhe të informoheni me çdo risi ditëve në vijim.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com