Presheva e gatshme ti presë të zhvendosurit nga Kumanova

0

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes me shtabin e emergjencës ka deklaruar se në Preshevë dhe rrethinë nuk pret të ndodhin incidente.

Kumanova-12

“Nuk presim incidente, as individuale po as të organizuar, pasi nuk ka asnjë arsye dhe kuptim, mirëpo ne tani jemi në situatë që ne të merremi me pranimin e njerëzve që janë përndjekur nga shtëpitë e tyre”, ka thënë kryetari Mustafa, transmeton presheva.com.

“Për ne me rëndësi si komunë është që të jemi të gatshëm që ti presim ardhjen e mundshme të njerëzve nga Kumanova në drejtim të Preshevës, andaj shtabi për gjendje të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës përfshin të gjithë drejtuesit e insitucioneve duke filluar nga qendra shëndetsore, kryqin e kuq, fondin humanitar, ndërmarjeve publike e të tjera, ku janë të gjithë të njoftuar me këto ngjarje ku mund të pritet ardhja e një numri të banorëve shqiptar të ndjekur nga forcat speciale maqedone. Disa prej tyre janë strehuar në vende të tjera në komunën e Kumanovës, ndërsa një numër ka ardhë edhe në Preshevë ku dhe janë vendosur tek të afërmit e tyre, ka thënë kryetari i komunës.

Sipas kryetarit Mustafa, ka disa informacione se kufiri është i mbyllur, dhe qytetarëve shqiptar nga Kumanova nuk i lejohet që të kalojnë kufirin nga Kumanova për në Preshevë, çka nuk është në rregull, andaj edhe duhet lejuar kalimi e jo të mbyllet kufiri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com