Premtime kishte shum për Mal Tërnocin, por realiteti erdhi sot

0

Në mënyr solemne sot u bë përurimi i rrugës që lidh fshatin Mal Tërnoc me rrugën Tërnoc-Breznicë dhe qytetin e Bujanocit, rrugë kjo me gjatsi mbi dy kilometra ndërsa vlera e këtij projekti është mbi 26 milion dinar, mjete këto të cilat janë ndarë nga buxheti i komunës së Bujanocit. Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe i pari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tijë.

 Shirit OK

Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Direksioni për Ndërtim në krye me drejtorin e Agim Haliti përfaqësues nga Ndërmarrja Komunalia si dhe qytetarë të fshatit Mal Tërnoc të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë fshat, poashtu edhe ata të cilët janë shpërngulur e që sot, mendojnëkrejt ndryshe, ti  kthehen  vendlindjes së  tyre. Me këtë rast kryetari Arifi intervistën e dhënë e filloi me moton e Partisë Demokratike “Atë që e premtojmë edhe e realizojmë”, sepse kjo ishte vërtetë një ëndërr e kahmotshme e këtyre banorëve por që sot u bë realitet. “Kjo nuk është thjeshtë një rrugë e asfaltuar, kjo është një mundësi për kthimin e qytetarëve të këtij venbanimi të cilët janë shpërngulur, por edhe për fillimin e një zhvillimi të bujqësisë dhe pylltarisë, sepse ky vendbanim ka pozit të mir gjeografike, dhe ne do ti përkrahim në çdo aspekt” ka thënë kryetari Arifi. rruga 07Ndërkaq drejtori i ndërmarrjes publike Direksioni për Ndërtim Agim Haliti poashtu potencoi se, “shumë kushi nga ky vendbanim e ka ëndërruar këtë rrug, po realizojm një projekt elementar për të patur një jet të rehatshme, mundësi për të zhivilluar biznese dhe me doemos ne duhet ta gjallërojmë këtë vendbanim duke i ofruar kushte të mira jetesë” Kjo rrugë ishte një ëndërr e kahmotshme për qytetarët e fshatit Mal Tërnoc, por në veçanti për fëmijët të cilët e kishin mjaft të vështir udhëtimin për në shkollë e që ishte një rrug e pa asfaltuar e cila shkaktonte pengesa të shumta, sidomos gjatë stinës së dimrit. Ata përveq që shprehen të lumtur iu janë falënderues kryetarit të Komunës Nagip Arifit. Tash nuk do të mendojë më se si do të shkoj në Tërrnoc apo Bujanoc, kur të bie shi apo borë, tash e kam shumë më të lehtë, sepse nuk do ta kemë të nevojshme që ti ndërroj këpucët te Madeni sikur bënim më parë, tash nga shtëpia deri në qytet do të shkojë me një palë këpuc, sepse nuk do të ketë baltë, sikur më parë që zhyteshim në mes të rrugës, thonë banorët e këtij vendbanimi. Ata gjithashtu u shprehën se, shum kemi patur premtime, sa herë që vinin zgjedhjet na premtonin, vinin me nga një thes cement përuronin centrale e pastaj largoheshin, por vetëm njëri e mbajti premtimin, dhe këtë po e dëshmon sot kryetari Nagip Arifi. Rruga e asfaltuar përfshin, aksin nga shkolla e fshatit Mal Tërnoc deri tek shkritorja (Madeni)./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com