Premierë: Genta Ismajli vjen me “Dy dashni” (Video)

0

Këngëtarja atraktive e skenës, Genta Ismajli, ka sjell për publikun projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Dy dashni”.

Në një prononcim për Telegrafin dhënë javë më parë, Genta kishte rrëfyer ekskluzivisht detajet e këngës së saj më të re.

“Është një këngë tipike verore. Muzika është realizuar nga Alfred Sula, tekstin e ka shkruar MUMA, ndërsa klipi është punuar nga MAX Production. Shpresoj të pritet mirë nga publiku”, është shprehur këngëtarja për Telegrafin.

Edhe këtë radhë ajo mahniti publikun me paraqitjen e saj ekstravagante dhe performancën në klip, duke u shquar kështu si njëra ndër këngëtaret më energjike të skenës.

“Dy dashni”, duket të jetë pa dyshim një ndër hitet e kësaj vere. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com