Prekëse: Takimi i djalit me babanë, 25 vite pasi e rrëmbyen (Foto)

0

Ka qenë vetëm katër vjeçar kur e kishin grabitur dhe e kishin shitur tek një familje tjetër që e ka adoptuar.

Sun Bin gjithmonë e kishte ditur se kishte një familje biologjike, megjithëse prindërit që e adoptuan kujdeseshin shumë mirë për të.

Prej vitit 2010 ai kishte filluar të kërkonte familjen e tij të vërtetë, që të takohej me ata, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Ku dhe Lo – prindërit biologjik të djaloshit – e kishin kërkuar të birin në shumë vende të Kinës, por kishin hequr dorë më 1995 pasi kishin humbur shpresat për ta gjetur.

Në moshën 28 vjeçare, Sun arriti të takohej me babanë e tij 45 vjeçar, por jo edhe me nënën e cila ka vdekur tre vite më parë.

Së bashku me babanë e tij dhe motrën, ai planifikon të krijojë një jetë të re, por gjithmonë duke u kujdesur edhe për prindërit që e adoptuan.

Videon mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com