Prej nga po vijnë dhe si transportohen emigrantët ilegal në Preshevë?

0

Sirian
Në rrugën drejt Europës nëpërmjet Serbisë më së shumti kalojnë shtetas nga Siria, Afganistani, Iraku. Nga jugu drejt veriut kryesisht organizohen nga Presheva, ku shqiptarët dhe serbët punojnë së bashku.

Rrugëtimi i parë fillon nga Turqia, pastaj kalohet në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Hungari, ndërsa ai i dyti fillon nga Turqia, nëpërjet Bullgarisë dhe Serbisë deri në Hungari e Kroaci. Kufirin e kalojnë kryesisht duke përdorë stazat malore, kohën me mot më të mirë, natën dhe me ndihmën e përcjellësve. Ka ndodhë raste kur janë zbuluar tentime kur migrantët ilegal kanë tentuar të hyjnë në Serbi me letërnjoftime të fallsifikuara si shtetas të Europës, ka thënë për medie Goran Krstiq, operator në departamentin e policisë kufitare për të huaj, kundër migrimit ilegal dhe trafikim të njerëzve. Statistikat tregojnë se migrantët kanë prejardhje më së shumti nga Siria, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Iraku. Kryesisht kanë moshë prej 17 deri 30 vjet, në raste të ralla ka femra dhe fëmijë, apo me shifra rreth 5%. Në këtë zinxhir të trafikimit marrin pjesë trafikant nga të gjitha shtetet ku kalojnë ata. Njëri ndër “punktet” kryesore për grumbullimin e migrantëve është fshati Llojan në Maqedoni ku prej këtu kalojnë në Serbi, dhe pastaj nëpërmjet Preshevës kalojnë nëpër Serbi drejt Hungarisë. Sipas të dhënave që ka policia, për shërbimet e kalimit dhe transportit, trafikantët marrin prej 100 deri 200 euro për person. Rrugëtimi nga kufiri i Maqedonisë deri në Hungari kushton disa mijëra euro kur transportohet një grup më i madh, ka thënë Krstiq, transmeton presheva.com. Ai thotë se vet migrantët ilegal përdorin kanalet e trafikimit, kanë me vete të holla të konsiderueshme, përdorin telefona të gjeneratave të fundit. “Vitet e mëhershme, me migrant nëpër Serbi kanë punuar taksistët, tani ky transport organizohet ndryshe. Kryesisht përdoren vetura që nuk kanë pronar. Në jug të Serbisë transporti organizohet në Preshevë, ndërsa së bashku punojnë edhe serbët edhe shqiptarët” thotë Krstiq. Në vitin e kaluar dhe këta dy muaj të këtij viti, policia ka regjistruar 3035 migrant ilegal. Sipas të dhënave jozyrtare, rrugëtimi për një person kushton prej 5000 deri 10.000 euro në vartësi se nga cili shtet vjen. Rrugëtimi i tyre zgjat nga 3 deri 6 muaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com