“Pre Foto” më 22 nëntor në Preshevë

0

Në Shtëpin e Kulturës ‘’ Abdullah Krashnica’’ në Preshevë, gjatë datës 22 nënëtor mbahet edicioni I katër më radhë i fotografisë ‘’PreFoto’’.

pre foto

‘’Pre Foto’’edicion   garues me përmasa ndërkombëtare të fotografisë artistike i themeluar në vitin 2011 deri më tani vazhdon të organizohet në Luginë të Preshevës, duke dhënë mundsinë që në qytetin e Preshëvës të shkëmbehën eksperiencat e fotografive profesionale. Edon Agushi , drejtor artistik dhe njëhërit organizator I ekspozitës, thot se për dallim nga vitet e kaluara këtë vit interesimi për fotografi  ka qenë mjaftë I madhë,kan aplikuar mbi 200 fotografi, ndërsa janë seleksionuar 46 fotografi gjithësej. Fotografitë janë të realiazuara nga artist shqiparë dhe ata të huaj, thot Edon Agushi dhe në konkurim janë shtete si: Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Sërbia, Bonja, Maqedonia, Jordania, Mali i Zi, Belgjika dhe një fotografi nga Afrika. Për mbështejen e këtij evenimenti Edoni thekson se, ka gjet përkrahjen edhe të komunës së Bujanocit, ku me këtë rast falenderon kryetarin e komunës Nagip Arifi, duke shtuar se ky event artistik të shtrihet edhe në komunën e Bujanocit. Ekspozita me fotorgarafi ‘’PreFoto’’ do të hapet në orën 19 në Shtëpin e Kulturës ‘’Abdullah Krashnica’’ në Preshevë, ndërsa për të interesuarit do të qëndrojë e hapur 3 ditë./BujnaociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com