Postieri në Konçul i gjen adresat (Foto)

0

Pas ankesave të banorëve të fshatit Konçul në redaksin e BujanociNet, lidhur me mos dërgimin e postës nga postierët nëpër adresat shtëpiake, gjërat kanë ndryshuar, dhe nga sot postieri është duke ecur shtëpi për shtëpi për ta shpërndarë postën.

Posta2

Banorët e Konçulit disa herë kishin dërguar ankesa por edhe foto se si posta ishte lënë në hyrje të xhamisë së fshatit dhe qytetarët ishin detyruar që të shkojnë në xhami dhe në shitore të fshatit për ta marrë postën e tyre. Pas publikimit të informacionit nga portali BujanociNet, nga sot banorët e Konçulit nuk kanë më nevojë të shkojnë në shitore apo xhami për ta marrë postën, sepse postieri ia dërgonë nëpër shtëpi, Posta3çka është e veçanta e gjith kësaj, në ato shtëpi që nuk kanë kuti postare, postieri postën ia dorëzon personalisht përsonave që gjenden në shtëpi. Banorët e këtij vendbanimi, sot kanë dërguar foto pozitive dhe i kanë shprehur falënderim portalit BujanociNet për këtë kontribout medial që e ka dhënë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com