Porto ia bën “bajat” Bayernit

0

Bayern Munichu i Pep Guardiolas ka pësuar disfatë tronditëse nga Porto me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

pjesa-e-par-euml-porto-befason-bayernin-video_hd

Bayerni e filloi në mënyrë katastrofale ndeshjen duke i dhuruar një penallti të hershme Portos, e Ricardo Quaresma nuk gaboi nga pika e bardhë (3’).

Nuk kaluan as shtatë minuta dhe Quaresma e ngriti përsëri në këmbë tërë stadiumin me golin e tij të dytë, i cili erdhi pas gabimit të tmerrshëm të Dantes në mbrojtje.

Edhe pse në disavantazh prej dy golave, Bayerni nuk u dorëzua aspak dhe shtoi presionin në skuadrën portugeze duke kërkuar golin e rikthimit, të cilin edhe arriti përmes Thiago Alcantaras(28’), që e shfrytëzoi një harkim të mirë të Jerome Boateng.

Pas këtij goli, Bavarezët e kontrolluan lojën duke e qarkulluar topin në kërkim të hapësirave në mbrojtjen portugeze, mirëpo nuk patën ndonjë rast për t’u përmendur.

Në pjesën e dytë Manuel Neuer e shpëtoi Bayernin nga kolapsi me një pritje madhështore që i bëri Hector Herreras në minutën e 57-të.

Sidoqoftë, Neuer nuk pati asnjë mundësi ta ndalë Jackson Martinez(65’) i cili e dribloi atë për të shënuar golin e tretë të Portos. Edhe kësaj radhe mbrojtja e gjermanëve dështoi, ndërsa gabimin e bëri Boateng.

Deri në fund të ndeshjes Bavarezët e mbajtën topin mirëpo nuk patën raste për të shënuar, dhe kështu Porto e fitoi këtë ndeshje me plot meritë. Bayernit i duhet një rezultat prej 2-0 në Allianz Arena për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com