“Porta për në Ferr”: Frikë nga gropa misterioze që nxjerr flakë! (Video)

0

E gjerë deri në një metër, kjo gropë e çuditshme nxjerr flakë dhe po lëshon nxehtësi të madhe përreth.

ldquo-porta-p-euml-r-n-euml-ferr-rdquo-frik-euml-nga-gropa-misterioze-q-euml-nxjerr-flak-euml-video_hd

Kjo gropë ka zgjuar interesim të madh të gjeologëve dhe mediave, të cilët po vizitojnë pjesën malore në Uruqmi të Xinjiangut të Kinës, ku u shfaq ky fenomen.

People’s Daily Online raporton se në bazë të matjeve në dy metra largësi, kjo gropë lëshon deri në 792 gradë Celsius nxehtësi, duke e bërë të pamundshme të shikohet se sa e thellë është, transmeton Telegrafi.

Kjo “portë për në Ferr”, siç e kanë quajtur vendasit, djegë gjithçka që i vihet sipër, ndërsa nuk dihet ende se çfarë është.

Autoritetet në vend janë duke bërë studime të hollësishme për të zbuluar këtë fenomen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com