Politikani gjerman revoltohet me kosovarët: Nuk jemi ent social i Ballkanit!

0

Pritja e fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova në Gjermani ka filluar të shkaktojë edhe shenjat e para të lodhjes së mikpritësve.

imigrantKëtë shprehje revolte për mbingarkesën të cilës i janë nënshtruar e ka thënë hapur një politikan nga partia CSU e cila e ka pushtetin në Bavari.

Christian Bernreiter që është kryetar i këshillit të qarqeve të landit ka shprehur qëndrimin kundër pranimit të refugjatëve nga Kosova.

Ai i ka kërkuar qeverisë federale që ta shpallë Kosovën “vend të sigurt”, për të evituar kështu pritjen dhe strehimin e kosovarëve në Gjermani.”Ne nuk jemi ent social për Ballkanin”, e ka thënë shkoqur Bernreiter për televizionin BR.

“Nëse vazhdohet me pranimin e kosovarëve kanoset keqpërdorimi në stil të gjerë i të drejtës gjermane të azilit”, ka thënë ai dhe ka shtuar se ka informacione që rrugës për në Gjermani tashmë janë rreth 8000 kosovarë.

Ai ka theksuar se, bazuar në rastet e dokumentuara në medie, ka familje kosovare të cilat prej vitesh vijnë në Gjermani gjatë stinës së dimrit, kërkojnë azil, bëjnë kontrolle mjekësore dhe verës, me paratë që u jep shteti, kthehen sërish nga kanë ardhur.

“Kjo nuk ka lidhje me të drejtën e azilit. Në këtë mënyrë u zihen vendet njerëzve të cilët janë të ndjekur me të vërtetë, si për shembull refugjatët nga Siria ose Iraku”, ka argumentuar ai. /albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com