Polisa e sigurimit dokumenti me të cilin mund të udhëtohet drejt Kosovës

0

Nga orët e para të mëngjesit, është duke u zbatuar marrëveshja për sigurimet kufitare mes Republikës së Kosovës e asaj të Serbisë.

kufiri 2

Marrëveshja e arritur me 24 korrik, filloi së zbatuari sot, pas disa përpjekjeve që dështuan. BujanociNet sot ka vizituar vendkalimin kufitarë te Dheu i Bardh për tu informuar më hollësisht rreth lëvizjes së automjeteve në drejtim të Republikës së Kosovës. Nga informacionet e zyrtarëve të policisë doganore të Kosovës kemi mësuar se qytetarët me targa të Sërbisë në Kosovë nga sot mund të udhëtojnë vetëm me Polisën e sigurimit të veturës, pa patur nevojë për Kartonin e Gjelbërt i cili aktualisht është I detyrueshëm vetëm për udhëtim drejt Maqedonisë. polisaNga ana tjetër drejtuesit e automjeteve nga Kosova mund të futen në Serbi me llojin e sigurimit “TPL plus”, i cili vlen edhe për shtetet tjera të rajonit, transmeton lajmi.net. Sipas Tanjug-ut në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes, mbrëmë ka filluar së funksionuari byroja kosovare e sigurimeve. Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova. Ndërsa shtetasit e Sërbis që udhëtojnë për në Kosovë duhet të jenë të paisur me karton të gjelbërt të cilin e marrin ne kompanit e sigurimeve në Sërbi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com