Policia zbulon një rrjet të personave që falsifikoi qindra dokumente (Foto)

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni të ndërmarr ka arritur ta zbulojë një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve, të cilët më pas i kanë arrestuar.

passport

Në aksionin e policisë janë konfiskuar të gjitha dokumentet e falsifikuara dhe makineritë e prodhimit – printera e skanera, kompjuterë, ngjyrë, sprej plumba etj.

Major Nevruz Hasani nga Policia Kufitare tha gjatë një konference për media se pas hetimeve disa mujore, Sektori i Hetimeve ka kryer dje disa bastisje në tetë lokacione të ndryshme në regjionin e Prishtinës dhe Ferizajt, ku kanë zbuluar një laborator dhe një punëtori për prodhimin e dokumenteve dhe kanë gjetur pasaporta dhe materiale për prodhimin e pasaportave të shteteve të ndryshme si sllovene, finlandeze, çeke, bullgare, spanjolle e greke.

Po ashtu, sipas tij, janë konfiskuar edhe lejeqendrime të shteteve të ndryshme, patent shofera të ndryshme, diploma, certifikata dhe shkresa të ndryshme që dyshohet se janë falsifikuara apo të përgatitura për falsifikim, një sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 20 predha të cal.7.62 dhe një shifër metalike.

“Laboratori i zbuluar është shumë i sofistikuar me aparaturë dhe teknologji moderne dhe pajisje e materiale të kualitetit shumë të lartë. Pas bastisje janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 7 persona të cilët dyshohet se në mënyrë të organizuar kanë kryer veprat penale: krim i organizuar, kontrabandim me migratë, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim me narkotikë”, ka thënë Hasani.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com