Policia ua mori kafshatën nga goja tri familjeve shqiptare

0

Dita e premte per tri familjet shqiptare në fshatit Tërrnoc nuk ishte ditë e zakonshme por ishte një ditë mjaft shqetësuese si emocionalisht ashtu edhe e dëmshme materialisht, pasi që në kët ditë familjet Avdiu dhe Jusufi u bastisën nga ana e policisë me qëllimin e vetëm, konfiskimin e duhanit të papërpunuar.

duhani

Këtë bimë industriale këto familje me muaj të tërë gjatë verës ishin përpjekur ta punojnë për të vetmen arsye që të sigurojnë kafshatën e Bukës. Gjatë vizitës së ekipit të RTB-së në këo familje vërehej shqetësim i madh nga ky akt i shëmtuar, dhe se nuk e kishin më idenë se si ta sigurojnë kafshatën e gojës sepse kultivimi i duhanit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar këto fmilje. Habibe Avdiu zonja e shtëpisë e cila kishte punuar afër 60 ari tokë me duhan edhe pse ishte mjaft e shqetësuar ajo nuk ngurroi të sqarojë ngjarjen e së premtes ku përpos konfiskimit të duhanit, të cilin sic thot ajo e kam punuar me shum mundime ajo dhe fëmijët e saj kishin përjetuar edhe një presion psiqik, sepse policia plot 6 orë kishin qëndruar në shtëpinë e tyre. Vlen të theksohet se pjestar në këtë familje ishte edhe një person me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike gjë që familja e Qani Avdiut është e rrezikuar skajshmërisht nga ana finansiare. Emocionet të gjashme kishin edhe anëtarët e dy familjeve tjera ku zonja tjetër e familjes Avdiu thotë se, “me vite të tëra kemi punuar ktë kulturë bujqësore dhe ky rast nuk na ka ndodhur asnjëherë sepse nuk është e jashtëligjshme kjo që ne po mundohemi të sigurojmë Bukën”. Ajo mes tjerash shprehet se, “unë edhe pse nuk kamë shëndet të mire jamë munduar të punoj në mënyrë që të sigurojmë të ardhurat duke e ditur se nuk jemi askush të punësuar dhe nuk kemi pag mujore, ndërsa për pos ushqmit mua më nevoiten edhe barërat të cilat jo më pakë se 3000 dinarë më kushtojnë në cdo muaj” Ngjajshëm edhe tek familja e tretë, zonja e kësaj shtëpie Zenetije Jusufi, thotë se “kjo familje kishte të mbjellur afërsisht 50 ari duhan ndërsa në pamundësitë pronsisë mbi vete Mesud Jusufi kontratën e kishte pasur si gjithmon edhe këtë vitë në bashkpunim me familjarët tjerë” Rastin në fjalë e ka dënuar edhe kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Tërrnoc Agim Haliti, i cili dënon ashpër ktë akt, sepse sic thot ai, “unë edhe vet jamë kultivues i kësaj bime e cila kërkon shumë mundime dhe përkushtim”. Aktualisht këta familjarë janë të prekur dhe dëmtuar shumë, ndërsa shpresa e vetme të cilën ata në cdo moment e presin është përkrahja dhe ndihma e pushtetit lokal të komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com