Policia tregon se si ndodhi orteku ku mbeti i vdekur djali i Nexhat Dacit
16:17 | 26 Janar 2019
Viktima bëhet e ditur të jetë Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit,  Nexhat Daci, raporton lajmi.net.

I njëjti mban edhe postin e zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

E nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ka ndodhur orteku.

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit.

“Orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit në Brezovicë. Mund të konfirmojmë se viktima është zyrtar shtetëror”, ka thënë ai. 

Rina Balaj