Policia serbe shpërndan tubimin e radikalëve kundër Edi Ramës

0

Policia serbe shpërndan tubimin e radikalëve kundër Edi Ramës

Forcat e policisë serbe kanë qenë tejet të mobilizuara dhe alerte ndaj incidenteve të mundshme në Beograd. E gjithë autostrada që të çon nga aeroporti në Pallatin e Serbisë, ku Rama u prit nga Vuçiç ka qenë e mbushur me uniforma blu.

Edhe një protestë e vogël me rreth 100 njerëz përballë selisë së qeverisë serbe, përpara se kryeministri Rama të mbërrinte aty, u shpërnda me dhunë nga policia. Duket se deri tani të gjitha autoritetet serbe janë të preokupuara që t’i shmangin incidentet, transmeton lapsi.al

Shtypi i përditshëm gjithashtu duket se është ruajtur për të mos i hedhur benzinë zjarrit. Asnjë nga gazetat nuk e ka në faqen e saj të parë vizitën e sotme të Ramës. Me shqetësim nga gazetarët serbë këtu pritet vetëm konferenca e shtypit në ora 12.15. Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka një plan B nëse gjatë konferencës homologu i tij Vuçiç, përmend provokimet me Shqipërinë e Madhe apo me incidentet në stadium. Deri më tani vetëm gjatë konferencës pritet të ketë një ballafaqim më pak se miqësor mes dy kryeministrave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com