Policia serbe ndalon shqiptarin që po udhëtonte drejt Gjermanisë

0

1

Doganierët në pikën e kontrollit administrativ në Merdare kanë ndaluar një autobus të linjës Prishtinë – Dortmund, pasi një shqiptar nga Kosova kishte tentuar të kontrabandojë telefona celular dhe pajisje të tjera teknike, vlera e të cilave është vlerësuar të jetë rreth 400 mijë paund.
Malli i padeklaruar, ishte pjesë e bagazhit të shtetasit gjerman me origjinë shqiptare (identiteti nuk i dihet), i cili ishte pasagjer në linjën e autobusëve Prishtinë – Dortmund.

Doganierët në Merdare i gjetën atij një sasi të madhe të mbushësve të telefonave celular, pajisje dekorative dhe pajisje të tjera teknike, shkruan Telegraf.rs

3

Përveç kësaj, doganierët gjetën edhe një sasi të madhe të CD’ve me muzikë popullore shqipe.

Megjithatë, procedura ka kaluar në gjykatë, por sipas informacioneve të portaleve serbe, mallrat e padeklaruara të gjetura në çantën e personit në fjalë, janë konfiskuar dhe se kundërvajtësi është gjobitur.

2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com