Policia serbe malëtreton Myrtez Limanin nga Bujanoci

0

Në pikën kufitare të Konçulit, policia serbe e ka ndaluar, Myrtez Limanin nënkryetar i Lëvizjes ”Vatra” duke e malëtretuar atë për orë të tëra, njofton Vatra.

20140929095114130620

Sipas, Vatrës, policia serbe bëri këtë ndalese duke u mbështetur në një fletë arresti të viti 2001 kur Myrtez Limani ishte pjastër i UCPM-se dhe akuzohej për thyerjen e rendite në serbi.

“Po të njëjtin në vitin 2006 gjykata e Vranjës e amnistoi, por policia serbe prapë bëri këtë arrestim të nënkryetarit Limani i cili kishte me vete edhe vendimin e gjykatës së Vranjës, që e amniston nga të gjitha akuzat, por se policet serb si duket kishin marr urdhër nga larte që të keqtrajtohet z Limani dhe të mos merret parasysh as një vendim i dalë nga vet shteti serb.

Ne Lëvizja “Vatra” ndihemi të indinjuar nga ky veprim nxitës dhe denigrues i polices serbe e cila polici po tenton të ndale lëvizjen e lire të, kthimin në shtëpitë e tyre të qytetareve ne dëbuar, me ketë raste Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara nga vet ajo në Bruksel për lëvizje të lirë. Këto veprime ani demokratike tregojnë mjaftë mirë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe tensionimin e vazhdueshëm të gjendjes në Lugine.

I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtarë të bëjë presion tek regjimi serb të ndalë presionet për shqiptarët në Kosovë Lindore”, thekson Vatra.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »