Policia serbe liron 210 kosovarët e arrestuar në kufi

0

Burime të portalit koha.net bëjnë me dije se Policia e Serbisë ka liruar të gjithë shqiptarët nga Kosova që po provonin të kalonin ilegalisht kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë.

policia-serbe-liron-210-kosovar-euml-t-e-arrestuar-n-euml-kufi_hdAta janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa mësohet se janë dënuar me të holla.

Në mesin e 210 personave të arrestuar sot nga Policia e Serbisë, 63 kanë qenë të mitur, ndërsa 157 kanë qenë të rritur.

Nuk bëhet e ditur nëse ata po kthehen në Kosovë, por ajo që dihet është se të gjithë tashmë janë të lirë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com