Policia serbe arreston komandantin e UÇK-së
15:04 | 17 Prill 2018

Një muaj pasi u lirua nga burgu maqedonas, Avdyl Jakupi i njohur si Komandant Çakalla, mbrëmë është arrestuar nga policia serbe. Arrestimi i tij ka ndodhur deri sa ka udhëtuar për në Austri. Ai është marrë nga policia prej autobusit me të cilin ka udhëtuar. Në një deklaratë telefonike për Gazetën Lajm, Jakupi konfirmon rastin. “Në kufi kam kaluar, kurse policia speciale më ka arrestuar pasi jemi futur thellë në Serbi. Më kanë mbajtur në një barakë rreth 8 orë rresht. Më kanë marrë në pyetje agjentë të sigurimit serb. Pasi e kanë konstatuar se për veprën për të cilën më kërkon Serbia unë veçmë kam vuajtur burg në Maqedoni, ishin të detyruar të më lirojnë”, tha në një deklaratë telefonike për Gazetën Lajm, Avdyl Jakupi-Çakalla, i cili ka qenë jo vetëm pjesëtar i UÇK Kombëtare në Maqedoni, por edhe pjesëtar i UÇPMB-së. Pasi është mbajtur tetë orë në një barakë policore, ai është lënë i lirë. Nuk ëhstë maltretuar fizikisht, por është kërcënuar gjatë tërë kohës, se mund ta mbajnë në burg. Pasi e kanë liruar, policia serbe i ka vendosur ndalesë në pasaportë për kalim në Serbi.
Françeska Jaçe