Policia serbe arrestoi dhe dëboi Rexhep Abazi nga Medvegja

0

Profesori Rexhep Abazi mbrëmë është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kosovë  – Serbi dhe se atij nuk i është lejuar shkuarja në vendlindje në Medvegjë.

rexhep-abazi

Profesor Abazi nuk u lejua të shkojë në vendlindje, edhe pse ai është kandidat për këshilltar komunal për këshillin e Medvegjës në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit. Rexhep Abazi është edhe kryetar i degës së Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) në Serbi. Idriz Sinani nga IGFM-ja për Ballkan ka deklaruar për INA se profesor Abazi për 10 orë është mbajtur nga policia serbe duke mos u ditur fati i tij dhe më pas është lënë i lirë. “Bisedova unë me profesor Abazin dhe ai më informoi për sjelljen e pahijshme që ka pasur policia serbe. Ata nuk e kanë lejuar të shkojë në Medvegjë dhe kur e kanë liruar i kanë thënë se nëse edhe njëherë tenton të futet në Serbi, do ta rregullojnë ashtu siç dinë vetëm ata”, deklaroi Idriz Sinani. Lidhur me këtë rast do të informohet qendra e IGFM-së në Frankfurt si dhe përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »