Policia ruan objektet fetare në komunën e Bujanocit

0

Pas incidentit të shkaktuar në Serbi, ku UEFA ndaloi ndeshjen Shqipëri-Sërbi pas dhunës së huliganëve serbë, të nxitur nga një flamur i Shqipërisë së Madhe që u valëvit në stadium, rritet siguria edhe në Bujanoc.

22941707

Nga burime të sigurta mësohet se forca të shumta policie herë pas herë angazhohen për të vëzhguar objektet fetare në Bujanoc xhaminë e qytetit të Bujanocit dhe kishën ortodokse. Me urdhër të Ministrisë së punëve të mbrendshme të Sërbisë për t’iu shmangur incidenteve të mundshme policia po e mban nën kontroll edhe objektet fetare në komunën e Bujanocit, Prifti I kishës ortodokse në Bujanoc ka deklaruar se policia i ka shtuar dukshëm vizitat me qëllim për të vëzhguar përeth dhe në këtë mënyrë të ruaj këtë objekt. Në biseda me imamt e xhamive si në Bujanoc po ashtu edhe të fshatrave përreth përgjigjja e tyre ishte se, nuk janë në dijeni që objektet fetare janë nën mbykqyrjen e policisë pasi që asnjëher nuk kanë vërejtur se ka forca policie afër, të cilt monitorojnë gjendjen por shumica prej xhamive kanë edhe kamerat filmuese që nënkupton se 24 orë imamt nuk kanë parë policë afër. Dëshmitarët okularë dy ditëve të fundit kanë vërejtur se pranë Xhamisë së qytetit në Bujanoc nga ora 22:00 deri në orën 06:00 ka patrulla të policisë. Në Sërbi deri tani janë dëmtuar furrat “Vojvodjanka”, “Evropa”, “AS Pek” që janë pronar shqiptar dhe Furra “Gozd” është sulmuar sot në mëngjes rreth orës 5:30 të gjitha këto me pronarë shqipëtar të cilat janë dëmtuar në valën e re të dhunës shoviniste në qytetin e Novi Sadit.Ky nuk është sulmi i parë në këtë furrë mediat serbe e pranojnë që incidente të tilla janë nxitur pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor ku u ushtrua dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Serbi ka pasur ftesa për bojkotim të furrave të shqiptarëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com