Policia po arreston mjekë të një spitali privat, akuzohen për transplantim të organeve

0

Policia po arreston mjekë të një spitali privat, akuzohen për transplantim të organeve

Në këto momente, Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në spitalin e IVF Center. Sipas burimeve të KosovaPresit, policia ka nisur arrestimin e personelit të këtij spitali, i cili po dyshohet për transplantim të organeve.

Për KosovaPress, praninë e policisë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e këtij spitali Gjina Zeqiri, e cila deri sa ishte duke folur në telefon, u detyrua ta ndalë atë për shkak të urdhrit të një polici.

“Po ju si e morët vesh aq shpejt. Po, policia janë këtu dhe po na akuzojnë për transplantim të organeve. Nuk po muj me fol ma shumë…..”, ishin fjalët e fundit të drejtoreshës Zeqiri, e cila u dashtë ta ndërpres telefonin nga urdhri i një polici.

Zeqiri, kishte hapur këtë spital në vitin 2005 e cila kryente fertilitetin dhe mbarësimin artificial.

Spitali është mbyllur në vitin 2008, për dyshimet se aty kryhej veprimtari ilegale, të ndaluara me ligj. /KP/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com