Policia në Gjilan vret një person që theri me thikë një 11 vjeçare dhe një polic

0

koha

Një person ka mbetur i vdekur pas një përleshje që ka pasur me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit.

Ndërsa një pjesëtar i policisë është në gjendje të rëndë nga plagët që ka marrë nga viktima.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin për KTV-në.

Sipas tij, viktima ka therur me thikë një vajzë 11-vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetën.

“Policia është njoftuar se një vajzë e re është sjellë në Emergjencë në spitalin e qytetit si pasojë e therjes me thikë. Policia më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin. Ai ka sulmuar policët dhe njëri nga pjesëtarët e policisë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Në përleshje e sipër një plumb i shkrepur nga arma zyrtare ka kapur të dyshuarin i cili ka mbetur i vdekur”, ka thënë Hashani.

Ai ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com