Policia në Bujanoc ndalon katër të rinjë serb lidhur me rastin e sulmit ndaj shqiptarëve

0

Policia lokale sot ka shoqëruar në Gjykatë 4 serb, gjegjësisht personat që dyshohet se sulmuan dy të rinjtë shqiptarë të enjtë në parkun e qytetit në Bujanoc. Pas reagimeve të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe atij të KK Jonuz Musliut, policia menjëherë është angazhuar në këtë drejtim duke identifikur të dyshuarit dhe më pas i ka shoqëruar në Gjykatë.

gjyq_643392748

Siq ka mësuar BujanociNet nga burimet e sigurta brenda policisë, të rinjtë serb në gjykatë janë shoqëruar së bashku me prindërit e tyre. Dy të rinjtë shqiptarë të cilët pësuan lëndime trupore, i kanë thënë portalit tonë se, në incident të involvuar kanë qenë rreth 15 persona ndërkaq policia sot ka ndalur vetëm 4 prej tyre. Portali BujanociNet është mediumi i vetëm shqiptarë në Luginë i cili raportoi rreth këtij incidenti me karakter ndëretnik të cilin më pas e transmetuar pothuajse të gjitha portalet në Kosovë dhe me gjerë. Rreth këtij rasti edhe më tej të heshtura po qëndrojnë, KNSH, PVD dhe OSBE ku këtë të fundit jsnë njoftuar nga prindërit e dy të rinjëve shqiptarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com