Policia ndalon serbin që tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë duke kontrabanduar mall
12:18 | 04 Tetor 2018

Sipas Policisë gjatë orëve të mbrëmjes së datës 3 tetore, fillimisht njësiti policor kishte ndalur një veturë me targa vendore e që ngasësi i saj ishte serb dhe përmes rrugëve alternative kishte hyrë nga Serbia në Kosovë, shkruan lajmi.net

Pas ndalimit që Policia i ka bërë këtij personi në Jarinje dhe pas kontrollimit, në veturën e këtij personi i janë gjetur pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion të vlefshëm.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në stacionin policor Leposaviq”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit, vozitësi i dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Aurela Hoxha