Policia ndalon katër kosovarë dhe trafikuesin e tyre hungarez

0

Katër personat të gjithë kosovarë nuk kishin kurrfarë dokumentesh me të cilat mund të qëndrojnë në Gjermani

307191-preview-pressemitteilung-bundespolizeiinspektion-flensburg-bpol-fl-wieder-vier-schleusungen-mit-34-fluechtlingen-festgestellt

Policët në autostradë, në relacionin Bautzen-Dresden kanë  ndaluar  një makinë Peugeot 607 me targa hungareze. Me rastin e kontrollimit ata kanë konstatuar e përveç shoferit brenda ishin edhe katër persona të tjerë.

Ndërkohë që shoferi 40 vjeçar ka treguar dokumentet e tij hungareze të identifikimit, katër personat tjerë, të gjithë kosovarë nuk kishin kurrfarë dokumentesh me të cilat mund të qëndrojnë në Gjermani.

Bëhet fjalë për një femër 22 vjeçe dhe tre meshkuj të moshave 30, 25 dhe 16 vjeçare me qëndrim të palejuar në Gjermani. Për këtë arsye ata u morën në pyetje në stacionin policor në Ebersbach. Shoferi ngarkohet e ka transportuar në mënyrë të palejuar personat e përmendur  nga Hungaria në Gjermani dhe në këtë mënyrë duhet të përgjigjet për verën penale të trafikimit me qenie njerëzore.

Ai është marrë në arrest të përkohshëm dhe pas masave të nevojshme policore është lënë i lirë. Ndërkaq, katër kosovarët kanë kërkuar azil dhe janë bartur për në zyrën qendrore për të huaj në Chemnitz.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com