Policia kufitare e Kosovës ndalon TAXI-t nga Bujanoci të mbajnë linjat Bujanoc-Gjilan

0

Ditëve të fundit taksitë e komunës së Bujanocit të cilët mbajnë linjën Bujnaoc-Gjilan dhe anasjelltas po pengohen në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardh nga policia kufitare e Kosovës.

taxi

Me urdhër të ministrisë së punëve të brendshme të Kosovës dje të gjithë taksitë e komunës së Bujanocit nuk kanë mundur të kalojnë kufirin mes Sërbisë dhe Kosovës. Sipas taksistëve në Bujanoc të cilët shprehen revoltën e tyre për këtë pengesë, arsyeja qëndron se nuk kanë leje për të bartur udhëtar për cilin do qytet të Kosovës edhe pse deri më tash ata nuk ishin penguar në këtë drejtim. Disa prej taksistëve është dashur të lënë udhëtarë të kalojnë kufirin në këmbë dhe janë detyruar të presin udhëtarët jashtë kufirit që përsëri t’i dërgojnë në vendin për ku janë nisur. “Arsye konkrete nuk më kanë dhënë, vetëm kthehu mbrapa kemi urdhër nga Prishtina, ju duhet të keni leje për të operuar në Kosovës” tha Samedin Ebibi i cili ushtron këtë veprimtari prej 10 viteve. Një grup i taksistëve dje ishin edhe në zyrën për Luginë në Gjilan ku kanë kërkuar ndihmë në zgjidhjen e kësaj problematike, pasi që janë bllokuar taksit dhe nuk dinë ku të orientohen, po ashtu ndihmë kanë këkruar edhe në komunën e Bujanocit, pasi që 35 taksi paguajnë tatim çdo muaj. “Me këtë punë unë mbaj familjen, nuk shohë arsye pse të më pengojnë më kanë marrë kafshatën e gojës” thonë pronarët e taksive, po ashtu edhe udhëtarët e rregullt shprehin keqardhje. Jozyrtarisht BujanociNet ka mësuar se ndalesa mund të jetë për shkak të fluksit të madh të kosovarëve të cilët po ikin drejt perëndimit. Sipas Ebibit, pronarët e taksive kërkojnë zgjidhje të shpejt në këtë aspekt, nëse duhet paguar tatim edhe shtetit të Kosovës, sikurse linjat e autobusit do ta bëjmë këtë me kënaqësi vetëm të më lënë rehat të punoj i lirë, ka thënë ai. Nuk janë vetëm taksitë të revoltuar janë edhe qytetarët e komunës sonë të cilët edhe janë kthyer dje nga kufiri, kur dihet lidhjet farefisnore me Kosovën janë të shumta, studentët që studiojnë, dhe sipas këtyre te fundit me këtë bllokim po shkelet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe padrejtësitë që po i bënë shteti i Kosovës, njëherë me policat kufitare, ash edhe taksitë po i ndalojnë, ku të shkojmë ne, nga t’ia mësyejmë nëse jo kufirit, thanë të anketuarit. Përveq 45 taksistëve që janë gjithsej në komunën e Bujanocit që mbajnë linjat për Kosovë, punojnë edhe linja të autobusëve mirëpo një numër i konsiderueshëm i popullatës së vendit tonë preferojn të udhëtojnë me taksi. Sipas burimeve tona kjo ndalesë e taksive vlenë edhe për komunën e Preshevës. BujanociNet ka arritur të kontaktojë edhe me policinë e komunikacionit të Kosovës, rajoni i Gjilanit dhe Dardanës, nga të cilët është mësuar se, policia e komunikacionit nuk ka marrë asnjë urdhëresë që ti pengojë taksit nga Bujanoci dhe Presheva që të qarkullojnë në teritorin e R.Kosovës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com