Policia kthen mbrapa 300 kosovarë që synonin emigrimin

0

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kthyer më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, të cilët tentonin të shkonin në shtete perëndimore përmes Serbisë.

f.1123190725432_m

Ferizaj është qyteti i radhës nga ku po ikin qytetarët të shumtë drejt Evropës. Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj janë nisur dhjetëra autobusë përplot njerëz për, siç thonë, në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë.

Mbrëmjen e së shtunës, Policia e Kosovës ka kthyer gjashtë autobusë me qytetarë të Kosovës, të cilët kishin për këtë synim.

KTV-ja merr vesh se në pikën kufitare në Merdarë janë ndaluar më shumë se 500 kosovarë.

Autobusët ishin nga Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.

Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit, qindra banorë të Ferizajt janë larguar nga Kosova, duke marrë fillimisht rrugën për në Hungari përmes Serbisë.

Kjo valë e largimit të qytetarëve të Kosovës, sidomos e atyre të Ferizajt, nuk ka të ndalur.

Ata, që po largohen thonë se fajin për ikjen e tyre nga vendi e ka Qeveria.

Fillimisht qytetarët mblidhen afër një pompe benzine në magjistralen Ferizaj-Prishtinë dhe aty futen në autobusë për të marrë rrugën për në Bashkimin Evropian.

Ata paguajnë shifra shumë të mëdha, që të shkojnë fillimisht në Bujanoc, Beograd e Suboticë, e më pas në Hungari.

Shumica prej këtyre qytetarëve bëjnë shpenzime të jashtëzakonshme, duke shitur shtëpitë e tyre, duke hyrë në borxhe të mëdha e duke marrë kredi nga banka të ndryshme.

Ndërsa, nuk përjashtohen edhe rastet kur gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegalisht në zonën kufitare të shtetit të Hungarisë, qytetarët bien në duar të autoriteteve doganore dhe policore hungareze, përcjell Koha.net. E, më pas detyrohen të vuajnë edhe dënime me burgim dhe të ngujuar nëpër kampe të ndryshme në qytetet hungareze.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com