Policia ka arrestuar të dyshuarin e vjedhëjeve të fundit

0

Policia në Bujanoc ka arrestuar përsonin me iniciale S.F (1991) të dyshuar për vjedhjen e një kazino dhe farmaci bujqësore, dhe grabitjet tjera.

Police

SF (1991) nga Tërrnoci i Komunës së Bujanocit është i arrestuar, me urdhër të zëvendës prokurorit në Vranje, i është kumtuar paraburgimi për 48 orë për shkak të ekzistimit për dyshim se ai kishte kryer dy vepra të vjedhjes së rëndë dhe grabitje – thotë Departamenti i Policisë në Vrajë, citon portali Bujanovcke.

Dyshimi jan se S. F. në Bujanoc ka thyer kazino nga e cila akuzohet se ka vjedhur telefon celular, TV, dy monitorë dhe një kompjuter, si dhe farmacis bujqësore, ku aty dyshohet se mori rreth 45.000 dinarë.

Dyshohet gjithashtu se S. F. me një person tjetër, ka hyrë në një shtëpi në Bujanoc, ku ka sulmuar fizikisht dhe lënduar lehtë një person, dhe me kërcënimin e një thike i ka grabitur një unazë ari që është vlersuar, 8.000 dinarë dhe dy telefona celularë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com