Një diskotekë e mbushur me studentë u trondit këtë javë, pasi një polic zuri vendin e DJ dhe filloi të bënte muzikë.
Studentët në Birmingham, Angli, mbetën gojëhapur përderisa polici Benjamin Simmons zëvendësoi DJ-n në diskotekën Przym.
Të gjithë u habitën kur polici filloi të bënte muzikë dhe ta përziente atë me sirenë të policisë, transmeton Gazeta Express.
Studentët e habitur incizuan momentin dhe publikuan videon në rrjetet sociale. Videoja u bë shpejtë hit.