Policia gjen të rrëmbyerit në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
15:58 | 12 Qershor 2018

Dy persona janë rrëmbyer në mesditën e së martës në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktimat aktualisht gjenden në stacionin policor dhe nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore:

”Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit te podujeves ne bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin”.

Edlira Rukaj