Policia e Zelandës së Re tregon se çfarë gjeti në një prej veturave të sulmuesve
09:48 | 15 Mars 2019

Komisioneri policor, Mike Bush ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist në një xhami në Zelandën e Re.

Ai ka bërë të ditur se dy mjete shpërthyese janë gjetur në një prej veturave të sulmuesve, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Deklarata e tij është ndryshe nga lajmet e deritashme që sugjeronin se nuk kishte mjete shpërthyese në veturat e sulmuesve.

Deri më tani numri i viktimave është 49 por shumë të tjerë janë të lënduar rëndë. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella