Policia e rrethit Pçinjës në regjionin e Vranjës do të zhvilloj ushtrime në gjuajtëje me armë të lehta mësoni orarin për Preshevë dhe Bujanoc

0

Drejtoria e Sekretariatit Policorë e rrethit të Pçinjës në Vranjë njofton qytetarët e komunave: Bujanoc, Tërgovisht, Bosiligrad, Preshevë dhe Surdulicë se do të zhvillohen ushtrime në gjuajtje me armë të lehta.

Drejtoria e Sekretariatit Policorë e rrethit të Pçinjës në Vranjë njofton qytetarët e komunave: Bujanoc, Tërgovisht, Bosiligrad, Preshevë dhe Surdulicë se duke filluar nga (nesër), data 2 prill (dita e hënë) nga ora 9:00 deri ora 15:00 do të zhvilloje ushtrime në gjuajtje me armë të lehta (pistoleta dhe pushkë automatike), citon RTV Spektri.

ORARI PËR BUJANOC DHE PRESHEVË:

– Bujanoc : 2. 3. 4. 5. 10. dhe 11 prill nga ora 9.00 deri ora 15.00 në poligonin “Lilance”
– Preshevë : 16. 17. 18. 19. 20. 23. 24. dhe 25 prill në poligonin “Relan”

Stacioni i policis në Bujanoc lutë qytetarët që gjatë këtyre ditave nga ora 8.00 deri ora 16.00 mos t’ju ofrohen hapësirës rreth poligoneve policore, poashtu të kujdesen për kafshët, bagëtinë dhe qent sepse ju nënshtrohen rrezikut. Organizimi i ushtrimeve policore në gjuajtje me armë të lehta mbahet për çdo vit afërsisht në këto termine. Drejtorati i Sekretariarisë Policore në Vranjë i kërkon ndjesë qytetarëve për rreth poligoneve Policore të gjuetisë të cilët do të përballen me zhurmën e krismave./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »