Policia e Kosovës të ndal Strukturat paralel serbe nëse Guxon, jo Luginasit e gjorë

0
Kohëve të fundit shumë taksiste që veprojnë në relacionin Bujanoc – Gjilan, kanë shprehur shqetësimet e tyre në takimin e tyre me Lëvizja”Vatra”, ku kanë njoftuar se policia kufitare e Kosovës i nxjerrë udhëtarët e tyre nga veturat gjatë rrugës Bujanoc-Gjilan dhe i dëbojnë nga Kosova këta taksistë.
00_12_14238440151239420150Grupimi përfaqësues i këtyre taksisteve shprehë gatishmërinë të bëjë edhe pagimin e gjitha taksave të Republikës së Kosovës, me qëllim që t`i lejohet puna edhe në territorin e Republikës së Kosovës. Po të vazhdoj të qëndroj kështu kjo gjendje, qytetarëve të Komunës së Bujanocit do i shkëputet arteria kryesore e lëvizjes në drejtim të qytetit më të afërt Gjilanit dhe shtetit amë Republikës së Kosovës, kjo gjendje si e tillë po kontribuon në izolimin edhe më të fellë të qytetarëve të Kosovës Lindore nga të dy policitë ajo Serbe që i torturon e maltreton çdo ditë, sikur mos t`i mjaftonte kjo tani edhe Policia Kosovare bënë pengesa për këta qytetarë. I bëjmë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të lejojnë këta hallegjinjë të punojnë e të mbajnë gjalle lidhjet Bujanocit e Kosovës. Punë më e rëndësishme për PK është të merren me ndalimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, kuptohet nëse guxojnë atje të shkojnë e të veprojnë siç po veprojnë me Luginasit e pa mbrojtur thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com